Tërmeti i Shkupit (1963)
• Më 26 korrik 1963 në orën 5:17 qyteti ishte shkatërruar nga një tërmet me një magnitudë prej 6.1 shkallë sipas shkallës së Rihterit. Nga tërmeti humbën jetën 1.070 qytetarë,u lënduan mes 3,000 dhe 4,000 njerëz, janë shkatërruar 90% të ndërtesave në qytet, dhe më shumë se 20,000 qytetarë mbetën të pastrehë. Pas tërmetit, qyteti filloi të ndërtohet sipas modelit të projekteve të Kenzo Tange dhe Adolf Ciborovski. Stacioni i vjetër hekurudhor, sot është një muze i qytetit të Shkupit dhe një simbol i tërmetit të madh. Ora në stacion është ndërprerë përgjithmonë në orën fatale 5 e 17 minuta në mëngjes.
Brenda disa ditësh pas tërmetit, 35 kombe të ndryshme të botës kërkuan që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,
Të vendoste lehtësime në furnizime për Shkupin. Ndihma, në formën e parave, ekipeve mjekësore, inxhinierike e ndërtimore dhe furnizime u ofruan nga 87 vende nga e gjithë bota.
Sot Shkupi konsiderohet si qytet i solidaritetit për shkak të faktit se me solidaritet qyteti arriti të përtërijë veten.
Comments
Post a Comment